Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje...

Prsh. doktoreshe! Jam 24 vjece, planifikoj shtatzeni qe 3 muaj, kam pasur infeksione, por pas terapive nga gjinekologja jam mire. Kete muaj provuam prape dhe jemi ne pritje, deri ne kohen e ardhjes se menstruacionit, diku rreth dates 28. Mirepo keto dite kam dhimbje qe fillon ne fund te stomakut dhe perfundon ne anen e majte. Ne kete pozicion dhimbja eshte e qendrueshme. Pse me ndodh kjo?!

Jetajeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Uroj që të ketë ndodhur shtatzënia e pritur. Nëse menstruacionet të vonohen disa ditë pas datës së pritshme, bëj një beta HCG për të konfirmuar ose jo shtatzëninë.

Dhimbjet e barkut që ankon, mund të kenë shkaqe të ndryshme. Nëse ato nuk do të lidhen me shtatzëninë e pritshme, konsultohu edhe me mjekun gastroenterolog.

Të uroj fat.

/komuniteti