Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve në vaginë

Pershendetje doktoreshe, jam ne moshen 21 vjecare, jam e virgjer por desha te pyes kur jam me ciklin kam dhimbje ne vagine, me djeg mbrenda si mendoni juve a eshte dicka serioze apo? Ju lutem ma jepni nje pergjigjje se jam shume e shqetesuar.

Arjeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Nuk është normale që gjatë ciklit menstrual, të ndjesh dhimbje në organet gjenitale. Duke dyshuar për kandidozë vulvovaginale, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun gjinekolog i cili ka mundësi të konfirmoj diagnozën me anë të analizave. Nëse është kështu, trajtimi medikamentoz është i domosdoshëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti