Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje e tepërt

Pershendetje dr. Cikli mestrual me ka ardhur me 4 shkurt pas 7 dite vonese, dhe sot me 19 shkurt ende kam gjakderdhje, kam qene ne kontroll, gjinekologu me ka thene se kam ciste ne anen e majte por tha se nuk eshte aktive me rekomandoi tab. qe edhe kam fillu te perdori me rregullimin e ciklit cyclo-progynova qe tri dite por prape shume kam gjakderdhje, jam shume e shqetesuar, te lutem tregom a eshte ndonje rrezik i madh, une prape kam kontaktuar me gjinekologun por ai me tha qe te vazhdoje me tab. por une jam shume e shqetesuar pse nuk po kam nderprerje te gjakderdhjes?

Florentina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Tabletat estro-progestative duhet ti vazhdosh patjetër, pasi ndërprerja e tyre e përkeqson gjakrrjedhjen. Pasi të mbarosh kutinë e parë, drejtohu te mjeku gjinekolog për të ndruar llojin e estro-progestativit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti