Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 16 te shtatzenise, por ka 2 jave qe me eshte paraqitur kruarje ne disa pjese te trupit! Pjesa ku me shume kam kruarje eshte phesa e poshtme e kembes nga gjuri e poshte. Por ajo qe me shqeteson me shume eshte qe me jane paraqitur kruarje edhe ne vagine, kam bere shperlarje me kamomil por asgje, a eshte e demshme qe te perdoret meclon vaginalete ose krema kanesten? Jetoj ne Zvicer dhe terminin tek gjinekologu e kam ne mars. Paraprakisht ju faleminderoj.

Shkendija (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkëndija

Kruarjet e lëkurës gjatë shtatzënisë, pa shenja të tjera, vijnë si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes. Përdorimi i kremrave neutral për të qetësuar kruarjen, shtimi në dietë të kalciumit dhe vitaminave si dhe pakësimi i konsumit të yndyrnave dhe dhjamrave përmirësojnë situatën.

Kruarjet vaginale, zakonisht janë si shkak i infeksionit të kandidozës, të cilin e favorizon edhe shtatzënia. Trajtimin me anti-mykotik e lehtëson gjendjen. Përshkrimin në recetë të antimykotikut, e përshkruan mjeku gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti