Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth konceptimit

Pershendetje, desha tju pyes rreth shtatzenise, kam provuar disa muaj me rradhe te mbetem shtatzaee mirepo nuk u realizua. Gjithashtu kam provuar ne ditet e ovulimit edhe kjo nuk ka funksionuar. Cfare do me kishit rekomanduar tani?

Ema (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ema,

Ne fillojme ta mjekojme ciftin (domethene jo vetem gruan) nese kane kaluar 12 muaj marredhenie seksuale te rregullta te pambrojtura; nese gruaja ka mbi 35 vjet nuk pritet 12 muaj, por mjekimi fillon pas 6 muajsh.

Nuk e di se ne c'moshe ke dhe qe sa muaj je duke provuar te mbetesh shtatzene. Nese je me e re se 35 vjec dhe nuk kane kaluar me shume se 12 muaj, keshilla ime eshte qe te relaksohesh dhe te mos shqetesohesh fare. Thjesht, prit qe te ndodhe! Marredheniet seksuale duhet te jene te rregullta, por gjasat jane me te medha nese keni marredhenie ne te ashtuquajturen "dritaren e fertilitetit". Dritarja e fertilitetit eshte periudha 3 dite perpara dhe pas dites se ovulacionit, e dita e ovulacionit eshte dita e 14 e ciklit menstrual (dita e pare eshte dita kur fillojne menstruacionet dhe jo dita kur kryhen menstruacionet, pra kur je paster).

Uroj qe pyetja jote e rradhes te jete lidhur me fillimin e shtatzenise.

Ema (14 vite më parë)
Pershendetje, jam ne moshen 25 vjece dhe planifikoj shtatzani 6 muaj me rradhe gjithashtu kam provuar ne ditet e ovulimit mirepo nuk u realizua kjo me shumti me preokupon a thua edhe shqetesimi im ne disa gjera luan rol ne mos mbetjen shtatzene? Ju faleminderit.

/komuniteti