Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth therrjeve

E nderuar dr. Keta. Uroj qe te kesh shendet dhe gjitha te mirat ne jete, pasi qe shume here kur kontaktoj me ju ndihem disi me e lire. Kam nje pyetje lidhur me dhimbjet ne pjesen e mbrendshme te vagines, jam ne javen e 25 dhe gjate mbremjes ndjej si therrje ne vagine, gjate nje inspektimi me sy nuk verejta ndonje ndryshim, mirepo dhimbjet jane si therrje qe zgjasin me sekonda. Sipas grave tona qe kane qene nena shume here me pare, me thane qe trupi juaj dhe vagina juaj po pregaditet per lindje. Mirepo, nje ndihme dhe pergjigje e juaja do te me ndihmonte mjaft. A eshte ndonje gje per tu alarmuar, pasi qe deri keto dite shtatzenia ime ka ecur ne menyre perfekte pa asnje problem, te gjitha analizat dhe kontrollat kan rezultuar ne nje shtatezani komplet normale. Ju faleminderit per ndihmen dhe pune te mbare Alba.

Albana Sh (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Dimbjet e lehta në fund të barkut, kur nuk shoqërohen me gjakrrjedhje konsiderohen normale. Këto shpjegohen nga rritja në peshë e uterusit gravidik. Ndërsa dhimbjet në brëndësi të vaginës, mund të kenë shkak një infeksion gjenital. Bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për ta konfirmuar këtë dyshim. Trajtimi medikamentoz, do të zgjidhë problemin tënd.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti