Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e shpinës pas lindjes

Pershendetje dr. ju falenderoj shume per pergjigjet qe me keni kthyer ju kam shkruar disa here, kesaj rradhe desha tju pyesja sepse kam lindur qe 4 muaj dhe kam dhimbje shpine cdo dite, kam pas pak dhimbje edhe kur isha shtatzene por gjinekologia me ka thene se eshte normale pasi eshte pesha e shtatzenise, por tani pse kam akoma dhimbje? Nganjehere ndjej pak dhimbje apo therrje ne organin gjenital, jam qepur pak, por ka 2 muaj qe e ndjej kete dhimbje, pse? Gjithe te mirat.

Eglantina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eglantina

Dhimbja e shpinës që paraqitet gjatë shtatzanisë, shpesh zhduket spontanisht disa javë pas lindjes. Megjithatë, mund të përsëriten pas një kohe, e provokuar nga mbajtja e peshave të rënda apo fëmijës. Bërja e disa ushtrimeve gjimnastikore të kolonës vertebrale, mund të jenë qetësuesi më i mirë i dhimbjes së shpinës dhe trupit. Nëse dhimbjet janë të mëdha dhe nuk zvogëlohet, atëherë kontakto mjekun.

Gjithë të mirat.

/komuniteti