Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësimet rreth fetusit

Pershendetje... zonja gjinekologe jam shume shqetesuar sot, isha ne vizite te gjinekologu dhe me tha qe fetusi eshte ra pak poshte, dhe e ka koken me madhesi ma te madhe se barku, me udhezoi te bej nje kontrollim ne spital ketu ne Zvicer, por spo mundem te pres deri te me caktojne ata takiimin, te lutem me jep pergjigjen me te shpejte, a eshte shume rrezik kjo dhe nga cilet shkaqe vjen renia poshte, dhe a ka rrezik dicka pse eshte koka me madhe se barku? Une tani jam ne javen e 32, deri tash kam qene shume mire, shtatzeni normale, dhimbje nuk kam, cka me kishe rekomanduar, cfare te bej? Ju flm shuume per kohen, mbeteni e pershendetur.

Dita Pr (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Cija

Në lidhje me konstatimin se fetusi ndodhet poshtë, të rekomandoj rregjim shtrati, të mos bësh punë të rënda dhe ngritje të peshave të rënda. Nëse do të kesh dhimbje barku, terapia me tokolitikë do të qetësonte.

Shkaqet përse ka ndodhur që madhësia e kokës së fëmijës është e madhe, janë të ndryshme. E rëndësishme është ndjekja e kujdeshme e shtatzënisë deri në lindje, nga ana e mjekut që i ke besuar shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Dita Pr (14 vite më parë)
flm shum zonje,dhimbje nuk kam, ju flm shuuum per pergjigjen Zoti ju shperbleft me gjithe te mirat... klm

/komuniteti