A ndikojnë sekrecionet te bebi?
Genta Rina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gentiana
Në praktikën e klinikës ku unë punoj, pas javës së 36-të të shtatzënisë nuk rekomandohet marrja e tokolitikëve por shtatzënia lihet në rrjedhjen normale të saj.
Ovulat vaginale të meklonit, të rekomandoj ti përdorësh me qëllim që në momentin e lindjes, rrugët ku do kaloj fëmija të jenë të pastra.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 36-te dhe po kam disa dhembje te lehta te kohepaskohshme rreth fundit te barkut, jam konsultuar me doktoreshen gjinekologe me tha ne kete faze jane normale, pas kontrolles me dha tableta buscopan por nuk e di per qka sherbejne keta tbl, ajo me tha ti marre sipas nevojes, edhe vaginalete meclon per pak sekrecion te verejtur, po me beri pershtypje se ajo tha se deri ne lindje ky sekrecion duhet te zhduket, nese nuk zhduket a paraqet problem per beben? Me respekt, te falenderoj Genta.