Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk mbes shtatzënë për të dytën herë?

Pershendetje doktoreshe, qe 7 muaj po provoj me mbet shtatzene per dyten here, lindjen e pare kam pas me prerje cezariane para 2 viteve. Kete muaj nuk kam provuar te mbes shtatzene per shkak se me doli bakteria e.coli dhe ne fillim mjeku me ka pershkruar ciprinol 2 paketa dhe me tha mos me provu kete muaj me mbet, por une aspak su ndjeva mire dhe shkova te nje mjek tjeter ku me tha qe terapia ka qene gabim dhe per shkruajti furolin per 14 dite dhe qira cicatridine me duket, pastaj u ndjeva ma mire, por kur me erdh cikli zgjati 1 dite e gjysme dhe me ka shku shume pak se ne ditet e fundit dhe ne ngjyre te kafte mbyllte, prape shkova te doktori ku me pershkrujti orgometril per 5 dite, po ende ska asgje. Doktoreshe a mundet me qene arsye e.coli qe une nuk mbes shtatzene? Cka me shume, po frikesohem mos me jane mbyll tubat pas prerjes cezariane, a eshte e mundur?

Duce Due (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dardane

Infeksionet vaginale, janë shkak për infertilitet sepse prishin cilësinë e mukusin cervical duke bërë të pa mundur kalimin e spermatozoideve. Meqënëse ke mbaruar terapinë e dhënë nga mjeku, të rekoamndoj të bësh analizë dhe kulturë tjetër të sekrecioneve vaginale. Nëse ajo rezulton normal, atëherë mund të tentosh për shtatzëni të re. Në të kundërt, terapia jepet duke u mbështetur në antibiogramë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti