Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e shpinës gjatë shtatzënisë

I kam 22 jave shtatzeni, kam binjake, por kam dhimbje te shpines shume te madhe, a eshte normale? Me therr shume e tere shpina, a ndikon dicka negativisht te bebat?

Vjollca Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Në shtatzënitë binjake, pesha e shtuar e shtatzënës është më e madhe se te shtatzënitë me një fëmijë. Prandaj dhimbjet e shpinës që ankon, mund të jenë si rezultat i këtij ndryshimi.

Për të mësuar më shumë mbi shtatzënitë binjake, të rekomandoj të lexosh artikujt që ndodhet të shkruajtur në këtë portal në rubrikën “shtatzënia me binjakë”.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti