Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cistat në vezore

Pershendetje e nderuara Keta, para disa dite bera nje kontrolle tek gjinekologu, une kam pas nje pastrim ne javen e 8, para 9 muajve mirepo tash spo mundem me mbet shtatzene, mjeku me tha se kam cista ne vezore ne madhesi nen 5 cm me te vogla se 5 cm dhe dr mi ka dhene disa barna me i perdore Clomiphene citrate nga dita e trete e menstruacioneve deri ne te 7ten 2x1 dhe ne diten e 10te me ka thane me shku ne kontrolle, kur shkova tha qe cistat nuk e kane ndryshu gjendjen nuk jane rrit as kurgjo por jane ne gjendje te njejte... dhe me tha qe duhet mu rrit ato per mbet qit terapi me kup per ndryshe nese mbesin keshtu ski nevoje terapi por problemi eshte qe eshte veshtire me mbet shtatzene, te lutem doktoreshe cka me kishe keshillu? A eshte veshtire me mbet shtatzene ose nese mbes a eshte rrezik per frytin? Te lutem nje keshille, dua ndihme nga ti, te pershendes shume nga Kosova.

Ele Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvira

Formimi i kisteve në vezore, ka si shkak një ndryshim të nivelit të hormoneve në gjak. Bëj analizat e hormoneve si FSH, LH, Prolaktinën dhe të gjëndrës tiroide. Duke vlerësuar rezultatet e këtyre analizave, mjeku do të gjejë shkakun përse ndodh ky ndryshim dhe do të japë trajtimin e duhur. Pasi të jetë stabilizuar gjëndja mund të kërkosh një shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

Faije (14 vite më parë)
Ju lutem me tregoni ku muj me gjet kete caj zenxhebil se jam shume keq e kam cisten ne vezore, ju lutem ma ktheni pergjigjen.
xxxx (14 vite më parë)
Pershendetje... Nese deshiron zhdukjen e cistes, kerko caj zenxhebil, nje shoqe ime e ka pas 7 cm, dhe per mbreda nje jave ju zvogelua ne 1.5 cm. Ky lloj caji vjen nga arabia saudite, mund te pyesish ne Kosove, muslimanet e njohin mire kete caj.

/komuniteti