Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të bardha gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar. Jam nene e nje djali nje vjec dhe jam shtatzene ne javen e 19 por prej qe kam mbet shtatzene me lagen breket dhe kam sekrecione te bardha, a eshte normale kjo ? Sa here shkoj ne banje e shoh qe kam sekrecione te bardha. Ju lutem me thoni sadopak a eshte normale se jam ne merak? Gjithe te mirat.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë janë edhe pasojë e saj. E rëndësishme është që shtrimi i sekrecioneve vaginale të mos jetë pasojë e ndonjë infeksioni vaginal të mundshëm, dhe për të përjashtuar këtë mundësi të rekomandoj që në kontaktin e parë me mjekun t’ja bësh të ditur këtë fakt.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti