E-coli në shtatzëni
Festina Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Festina
E. coli, është banor normal i florës intestinale (të zorrëve), e cila në kushte të caktuara kontaminon edhe vaginën. Antibiograma tregon antibiotikun më të ndjeshëm kundrejt këtij mikrobi. Kontakto mjekun gjinekolog për të marë trajtimin e nevojshëm, pasi këto infeksione ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 12 te shtatzenise, ne analizen e strishos vaginale qe kam bere eshte izoluar e.coli dhe candida albicans. Kam perdore terapi kliacef antibiotik, meclon vaginaleta. Tani ne strishon e perseritur candida eshte sheruar por e.coli ende eshte ne numer te njejte. Iu lutem me tregoni cfare te bej dhe a eshte e demshme kjo per beben time? Ju falenderoi shume.