Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kremi për lyerjen e barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Cfare me rekomandoni per lyerjen e barkut gjate shtatzenise, cfare kremi? A eshte i mire edhe vaj i ullirit? Ju flm, pune te mbare.

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nadi,

Ne treg ka shume pomada (kremera) te cilat prodhuesit thone qe pengojne formimin e striave gjate shtatzenise. Une nuk te inkurajoj qe t'i perdoresh, sepse nuk eshte se kane ndonje efekt spektakolar. Ka shume shtatzena qe kane qene shume te zellshme gjate shtatzenise dhe jane perpjekur qe te pengojne paraqitjen e striave, por perkunder perpjekjeve tek ato jane zhvilluar shume strije. Ne anen tjeter ka shume shtatzena qe fare nuk e kane çare koken per kete problem dhe barku i tyre ne fund te shtatzenise ka qene pasqyre.

Mund ta perdoresh edhe vajin e ullirit. Lagi duart me vaj dhe bej masazh barkut dhe kofsheve duke bere levizje harkore, por ne drejtim prej poshte siper. Kete perserite disa here.

Uroj qe te te mos paraqiten striat, por edhe me me rendesi uroj qe te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)
pershendetje..........ju faleminderit shum per pergjigjen dhe per kohen qe ndani per ne.......nese esht e mundur te me tregosh se prej cilit muaj duhet te nis ta lyej barkun? un tash jam ne javen e 9........ju uroj pun te mbar e te pa lodhshme...

/komuniteti