Testi i shtatzënisë
Marsi Mars
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsi
Testi i shtatzënisë, që vlerëson nivelin e HCG-së me anë të urinës, ka saktësi deri në 99%, kur ai realizohet 10 ditë pas fekondimit. Fekondimi mund të ndodhë në ditët e 14-16. Numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual, gjithmonë nëse kohëzgjatja e fillimit të ciklit nga cikli pasardhës, është 28-të ditë. Është e rekomanduar që pas vlerësimit të testit, të përsëritet pas tre ditësh. Rezultati do të m,arrë vlerë më të plotë.
Testi i shtatzënisë duhet të bëhet në mëngjes, sapo gruaja të zgjohet nga gjumi.
Të uroj gjithë të mirat.
Te lutem doktoreshe dua nje pergjigje te sakte dhe definitive nga ty, se kam marre shume versione pergjigjesh, dhe jam shume e trubullte. A mundet qe nje test i thjeshte shtatzenie qe blihet 100 leke te reja ne farmaci te tregoje pozitiv vetem tre dite pas nje raporti seksual? Sipas informacionit qe kam lexu ne net duhet te pakten 7 dite qe veza e fekonduar te ngulitet ne miter, po shume veta me kane thene qe testi tregon pozitiv brenda 72 oreve! Te lutem me jep nje pergjigje te sakte me fjalet e tua. Faleminderit!