Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje. Doja tju pyesja. Te fundit i kam pasur 15.01.2011 nuk me kane ardhur akoma bera nje test dhe me doli pozitiv, bera nje eko te doktori dhe ai me tha qe nuk mund te them je epo nuk je shtatzene pasi veza mund te jete rruges per ne miter, nuk ka ardhur akoma ne miter, me tha eja pas 10 diteve, gjate kesaj kohe une ka shume dhimbje gjoksi, dhe me vjen gjume, dua te di a jam shtatzene? Faleminderit.

Aurora Hysenaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rora

Analiza e beta HCG vlerëson më me shumë saktësi fillimin e shtatzënisë. Ekzaminimi ekografik ka saktësi më të madhe në këtë periudhë të shtatzënisë, kur realizohet me sondë transvaginale.

Të uroj të të jetë plotësuar dëshira për shtatzëni.

/komuniteti