Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mos kam mbetur shtatzënë?

Pershendetje Dr. Mimoza kam nje pyetje. Une para 4 dite kam pas marredhenie me te dashurin mirepo ska qene marredhenie e perfunduar pasi une kisha shume dhimbje, doja ta dija nese kam mbetur shtatzene pasi pas 2 dite qe kam kryer marredhenie me ka ardhe cikli mujor. Doja ta di pergjigjen?

Leona Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Fillimi i shtatzënisë ndodh atëherë kur; marrëdhënia seksuale kryhet e plotë dhe spermatozoidët derdhen në brëndësi të vaginës me kusht që femra të ndodhet në ditët e ovulacionit.

Meqënëse të kanë ardhur menstrucionet e rradhës, shtatzënia nuk ka filluar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti