Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pushimet verore pas lindjes

Une tani jam ne javen e 34-te. Dhe eshte lindja ime e 3-te. Me lindjet e para nuk kam pasur probleme, shpresoj as ne kete. Kuptova qe plaga nuk duhet ti ekspozohet diellit per nje vit. Por a jane te demshme edhe qendrimi ne hamame ose sauna per nje vit? Ose pas sa muajve guxojme ti perdorim keto? Pershendetje dhe pres pergjigje nga dr. ose edhe na nenat qe kane provuar kete :) Faleminderit per mirekuptim.

Teuta Murati (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshendetje Teuta

Pas lindjes natyrale apo lindjes me prerje cezariane, mund të dalësh në diell apo të shkon në sauna, pas kalimit të lehonisë dhe/apo mbylljes së plotë të plagës operatore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Teuta Murati (14 vite më parë)
Falemnderit Eda shume.Une me shume po pyes per saunat dhe hamamet ...sepse aty ku une shkoj ne pushim ne mbramje ka bazene me uje te nxeht,hamame dhe sauna te cilat i perdor me shume deshire. Por pikerishte tani me bjen te shkoj ne pushim 2 muaj pas lindjes...dhe kisha frike se mos ndikon keq nxehtesia e saunes ose bazeneve ne shendetin.Dmth pas dy muajve a jam \"plotesisht\" e sheruar per keto gjera :) Gjithsesi,Falemnderit per komentin.
Eda 1 (14 vite më parë)
Pershendetje Teuta, une 1 dite para se t'i bej bebi 2 muaj kam shkuar ne pushime verore ne bregdet, kam lindur me operacion cezarian, kam kaluar shume mire, i jam ekspozuar diellit pa problem, jam qetesuar tej mase, dhe djali vetem cka ka pasur efekte pozitive. Cdo te mire :)
Teuta Murati (14 vite më parë)
Falemnderit per pergjigjen, Shume :)

/komuniteti