Diane 35 dhe duphaston
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Kadriela,
Diane 35 eshte kontraceptiv. Domethene ne e japim atehere kur nje grua nuk do te mbetet shtatzene. Edhe bari tjeter qe je duke marre eshte preparat hormonal. Eshte e mundur qe te ndjesh fryrje qe ne fakt nuk eshte shendoshje, sepse ne trupin tend jane grumbulluar lengje. Nese perpiqesh qe te mbetesh shtatzene atehere duhet ta diskutosh me mjekun tend arsyen e dhenies se diane 35.
Gjithe te mirat.


Pershendetje dr. Para rreth nje muaji kam bere analizat hormonale te testosteron, prolaktine lh fsh progresteron estradiol. Mjeku qe me vizitoi me dha pikerisht diane 35 dhe duphaston 10 mg. Gjate marrjes se ketyre medikamenteve kam vene re nje 'fryrje' apo shendoshje' te madhe dhe dhimbje te gjinjve, gjithashtu edhe te pjeses se barkut + ijeve. A eshte normale kjo qe po me ndodh? A do te shkoj une ne peshen time normale pas marrjes se medikamenteve? Ps: (kam rreth nje vit qe desheroj te mbetem shtatzene). Ju faleminderit!