Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Afrimi i lindjes

Pershendetje... menstruacionet e fundit i kam pasur me dt. 27.05.2011 dhe doktori ma ka percaktuar terminin e lindjes rreth dt 03.03.2012. Ne fund te muajit te 8 dhe fillimi i muajit te 9 kisha shume siklet, nuk gjeja pozicion ulur, shtrire, isha e lodhur, nervoze. Tani kam me shume se dy jave qe jam shume mire, here me mire se me pare, flej shume mire ka nete qe cohem vec nje here per te shkuar ne banjo ose nuk cohem fare bej gjume shume te qete, madje tani as endrra nuk shoh me. Barku njerezit e shpis kane gati nje jave qe thone, tani do lindesh se te ka rene barku fare... po une nuk kam apsolutisht asnje lloj shenje. Bebi im leviz aq shume sa qe e filmova dhe ja tregova mamit dhe disa personave te tjere te cilet u shprehen se nuk kishin pare ndonjehere gje te tille, edhe une vet ne internet nuk kam gjetur video me nje levizje te tille. Jam shume e shqetesuar mos valle bebi ka ndonje shqetesim qe leviz aq shume dhe a eshte normale kjo gjendje qetesie qe une ndjej shume pak kohe para terminit?

Riola ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Riola

Koha e lindjes thuajse ka ardhur. Menjëherë kontakto mjekun obstetër gjinekog, për të vlerësuar gjendjen e fëmijës.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti