E shqetësuar për bebin poshtë!
Sofije Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sofije
Edhe mund të ndodhë ajo që ka konstatuar mjeku dhe rregjimi i shtratit është i domosdoshëm në këto situata. Mundohu që qëndrimi të jetë anash majtas, sepse ndihmon shumë ecurinë e shtatzënisë.
Por lajmi i mirë që beba është mirë dhe shpresoj që edhe në kontrollin e rradhës, mjeku të konstatoj përsëri që shtatzënia ka ecuri normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuara doktoreshe. Une tani jam ne javen e 21 te shtatzenise. Para 10 dite isha ne kontrolle tek gjinekologu im dhe me ka bere kontrolle gjinekologjike, ka konstatuar se mitra eshte e forte e mbyllur. Mirepo ka dasht me me be edhe ultrazerin mirepo beba nuk ishte ne pozite aq te mire dhe e shtyva kontrollen per 1 jave. Pas nje jave sipas ultrazerit mjeku tha qe beba eshte shume mire, mire po zhvillohet, mirepo tha qe eshte pak poshte. Me ka rekomanduar te rri shtrire sa me shume edhe pas 10 dite me be edhe nje kontrolle, me shiqu a eshte ende poshte. Une jam shume e shqetesuar, sepse nganjehere po kam dhimbje ne fund te barkut, jane dhimbje te rralla dhe zgjasin shume shkurt. Desha t'iu pyes edhe juve, cka me kishit rekomanduar? Si ka mundur te vije deri te kjo? Pres me padurim pergjigje nga ju. Ju falenderoj nga zemra.