Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundesia e shtatzanise

Pershendetje, Jam shumeinteresuar te di, me shume rreth organizmit tim. Ciklin menstrual qe nga fillimi ne pubertet , e kam pasur cdo50 – 60 dite , dhe kam bere kontrolle tek gjinekolog te ndryshem, vetem per tu informuar per kete cikel jo te rregullt, ky diagnoza ka qene qe kam vezore policistik.Disa nga ta me kane propozuar te marre kontracptiv(kam perdorur dy here nga 5 muaj), ndersa ka pase gjinekolog qe ma kane spjeguar si diqka te lindur kete lloj organizmi, dhe nuk me kane rekomandurar medikamente.Eshte muaji i dyte qe provoj per shtatzani, ciklin e fundit e kam pasur me 20 Shtator, jam e interesuar te di a mund te kem ovulim me kete lloj sindromi , pasi nje periudh rreth dites 36, e kam testuar me teste te ovulimit por kane rezultuar negativ.Kontrollen e fundit qe e kam pasur tek nje gjinekolog turk ,4 dite pas mbarimit te ciklit , me tha qe nuk ke ovulim fare dhe te duhet stimulues medikamente, ose duhet bere kontrolla nderkohe per te shikuar edhe kanalet a jane te hapura.Lexoj tere kohen,pasi kam filluar te brengosem per kete pune, dhe kam pare artikuj qe ekziston mundesia te kete ovulim edhe te grate me PCOS. Pesha ime eshte 83 kg jam e gjate 178 cm,(statusin hormonal e kam bere para 3 viteve dhe vlerat kane dal mire ne kufirin e paraqitur) deshira ime eshte qe te provoj per shtazani pa perdorim te medikamenteve , a eshte e mundur nje gje e tille?

Liza Liza (9 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Fiona,

Nëse ju jeni diagnostikuar me PCOS dhe cikle anovulatore patetër duhet të trajtoheni për të stimuluar ovulacionin në vezoret tuaja.

Ju këshilloj të caktoni një termin në klinikën tonë (043/044/500-805), dhe të sillni dokumentacionin e analizave të mëparshme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti