Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku në shtatzëni

Pershendetje doktor, jam shtatzene ne javen e 10 tani, por nganjehere me dhemb barku nga ajri ne zorre (gazrat), a mundet me qene prej ushqimit dhe a eshte dicka per tu shqetesuar? Keto dite edhe nuk po ha shume ushqim sepse me vjen mundim, me vjen per te vjell por nuk po vjell vetem mundim, jam e shqetesuar, pres pergjegjjen tuaj, faleminderit.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edita,

Eshte normale qe gjate shtatzenise te mos e ndjesh vehten njejte sikurse ke qene perpara se te mbetesh shtatzene. E thua vete se dhimbja te vjen nga gazerat ne zorre. Shume shtatzena ne muajt e pare te shtatzenise kane nauze (ndjenjen e te vjellurit) dhe/ose vjellje. Kjo vjen per shkak te ndryshimeve te vrullshme hormonale te cilat ndodhin ne organizmin e nje gruaje shtatzene. Perpiqu qe te hash me shpesh, por ne porcione me te vogla. Domethene, nese me pare ke henger tri here ne dite, tash midis mengjesit e drekes si dhe midis drekes e darkes, ha diçka, por jo ne aq sa ha dreke (ose darke). Perveç kesaj ka shume rendesi qe te hash mjaftueshme fruta dhe perime, si dhe te pish majft lengje. Prej lengjeve nuk rekomandohet qe te pish lengje me gaz (uje me gaz, sprajt, kola, shveps, tonik etj). Perpiqu qe te mos hash embelsira... embelsirat te japin vetem kalori dhe kalorite te duhen me se paku!

Edita, uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme! Nauzeja (ndjenja e te vjellurit) do te te kaloje nese i permbahesh keshillave qe t'i dhashe. Paç fat!

Tale (14 vite më parë)
Kam qene shtatzene dhe kam pas dhimbje te barkut dhe vjellje 10-11 here ne dite, kam vizitu mjekun me ka dhane hapa me pi po tasht kam abortu e tasht po dyshoj qe qato hapa e kane pengu zhvillimin e bebes nqs ka mundesi nje sqarim te vogel doktor.
(14 vite më parë)
Ju falenderoj shum shum per komentin dr.Memli , do i permbahem keshillave tuaja ..

/komuniteti