Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas dështimit 3 javësh

Pershendetje. Quhem Rezarta jam 27 vjec. Nje muaj me pare me sakte me 20 janar 2012 kam pesuar nje deshtim kur isha rreth 3 javeshe. Problemi qendron se une kam grup gjaku B negativ dhe nuk e di cfare ndikimi ka ky grup gjaku ne shtatzeni, e vetmja gje qe di eshte se personat qe jane me grup gjaku (B negativ) pas lindjes se pare duhet te bejne nje gjilpere per te pasur mundesine e lindjes se femijeve te tjere te shendetshem. Duke qene se kam pesuar nje deshtim vetem 3 javesh, une nuk di nese eshte e nevojshme nje pastrim dhe njekohesisht a duhet te beje perpjekje per te ngelur serisht shtatzene?! Ju lutem me ndihmoni me pergjigjen tuaj. Me respekt, Rezarta.

Rezarta Rexha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezarta

Nëse nuk ke bërë pastrim me vegla, nuk besoj se do të kesh probleme. Titrin e imunizimit duhet ta bash për të vlerësuar situatën. Në praktikën e punës ku punoj, shtatzënia e re rekomandohet të të fillohet pas 6 muajsh. Gjatë kësaj periudhe, mjeku gjinekolog duhet të bëjë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të gjetur qoftë edhe një shkak të mundshëm të abortit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti