A lejohet marrëdhënia seksuale gjatë shtatzënisë?
Aurora Hysenaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë ndalohen vetëm atëherë kur krijohen ose janë të pranishme kushtet për rrezik aborti, pra kur shtatzënia mund të rrezikohet. Mjeku që ndjek shtatzëninë, mund të përcaktoj këto situata.
I rëndësishëm është fakti që gjatë marrëdhënies me partnerin, mbi barkun e gruas nuk duhet të ushtrohet peshë. Gjatë marrëdhënies gruaja duhet të zgjedhë një pozicion sa më të përshtatshëm dhe të mos krijojë sforcime të cilat mund të ndikojnë tek fetusi. Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet pastërtisë vaginale nga ndonjë infeksion i mundshëm.
Të uroj një shtatzëni normale.
Pershendetje Dr Mimoza, ne radhe te pare te falenderoj per pergjigjen qe me ktheve, une sot bera nje eko dhe doktoresha me tha je 4 javeshe shtatzene, doja te dija a ndikojne marredheniet seksuale tek femija ne kete periudhe? Ju faleminderit.