Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbarëvajtja e shtatzënisë

Psh Dr. Mimoza. Une po ju shkruaj per here te dyte. Kam bere dy lindje para kohe, nje 32 jave dhe nje 28 javeshe. Tani jam pothuajse 28 javeshe dhe jam shume e shqetesuar me kuptoni besoj. Kam kryer cerklazh dhe jam mire dhe dr im keshtu thote. Sot pata sekrecione me ngjyre te verdhe. A jane normale se kam degjuar dhe per plasje te pjesshme te ujerave dhe desha te sigurohesha se si kuptohet plasja e pjesshme e ujerave? Shume flm dhe shpresoj nje pergjigje.

Arilda Allushi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arilda

Për ankesën që ke, duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkakun dhe llojin e mjekimit. Infeksionet vaginale nëse nuk mjekohen, bëhen shkak për ndryshime në ecurinë e shtatzënisë duke dhënë edhe plasje të parakohshme të membranave dhe lindje parakohe. Paraqitja edhe mjekut që të ndjek shtatzëninë këtë ankesë. Ai do ta vlerësojë gjëndjen edhe me ekzaminime të tjera të nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti