Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje Dr. Mimoza, para 5 muaj e gjysem kam pasur abort spontan, kam qene ne javen e 7 dhe tash dua te tentoj per te mbet shtatzene, isha te gjinekologu me beri strishon dhe me tha qe me ka dale nje infeksion dhe me tha qe kam vezore policistike, me dha te pi antibiotike 7 dite pastaj shkova ne kontrolle prape dhe ma beri strishon, perseri me tha qe infeksioni eshte ende, ska leviz dhe me dha te pi cefaclor alkaloid 500 mg. Te lutem me trego se ne baze te ketij antibiotiku a eshte ndonje infeksion i madh dhe a mund te filloj me provu me mbet shtatzene duke e pire kete antibiotike a shkakton dicka? Te lutem me kthe nje pergjigje.

Mm Er (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Infeksionet vulvovaginale prishin cilësinë e mukusit cervical, kështu që shtatzënia është e vështirë. Kultura e sekrecioneve vaginale për të gjetur trajtimin më efikas ndaj infeksionit, është e domosdoshme. Meqënëse ankon për vezore policistike, është i pranishëm një shkak hormonal. Mjeku që të ndjek shtatzëninë, duhet të bëjë disa ekzaminime të nevojshme hormonale, për të gjetur një shkak të mundshëm. Pasi të jesh trajtuar dhe të jenë zhdukur plotësisht kistet, atëherë mund të realizohet një shtatzëni e suksesëshme.

Të uroj gjithë të mirat.

Mm Er (14 vite më parë)
Doktoresh te lutem me trego a eshte e ceshtir per te mbet shtatzen a eshte veshtir te mbaj shtatzanin te lutem me kthe pergjigjen

/komuniteti