Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pulsi i zemrës në shtatzëni

Pershendetje doktor, desha te ju bej edhe nje pyetje, sa eshte pulsi normal te nje shtatzene, a eshte me i rritur? Une tensionin e kam shume mire po pulsi nganjehere me del 85, nganjehere e verej se po kam rrahje te shpejte te zemres, po me ndalon menjehere, nuk po me ndodh shpesh vetem desha te pyes. Faleminderit per cdo pergjegje tuajen, po na ndihmoni shummme.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edita,

Frekuenca e pulsit rritet gjate shtatzenise per shkak te grumbullimit te lengjeve ne organizem dhe rrjedhimisht rritjes se vellimit te gjakut. Pulsi tek ti eshte brenda kufijve normale. Ndjenjen qe e ke lidhur me rrahjet e shpejta te zemres eshte ndjesi normale te cilen e kane shtatzenat. Vetem percille se a mos po enjten kembet dhe fytyra, sidomos ne mengjes pasi qe te zgjohesh nga gjumi. Enjtet e kercinjve (nengjurit) te cilat shfaqen pasdite ose ne mbremje jane normale - quhen edema ortostatike.

Uroj te kesh shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti