Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje Dr. Memli, para 5 muaj e gjysem kam pasur abort spontan, kam qene ne javen e 7 dhe tash dua te tentoj per te mbet shtatzene, isha te gjinekologu me beri strishon dhe me tha qe me ka dale nje infeksion dhe me tha qe kam vezore policistike, me dha te pi antibiotike 7 dite pastaj shkova ne kontrolle prape dhe ma beri strishon, perseri me tha qe infeksioni eshte ende, ska leviz dhe me dha te pi cefaclor alkaloid 500 mg. Te lutem me trego se ne baze te ketij antibiotiku a eshte ndonje infeksion i madh dhe a mund te filloj me provu me mbet shtatzene duke e pire kete antibiotike a shkakton dicka? Te lutem me kthe nje pergjigje.

Mm Er (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nita,

Zakonisht ne bejme strisho kur duam ta identifikojme ndonje mikrob ne qafen e mitres, vagine, ureter etj. Ty te eshte bere dy here strisho, kurse heren e dyte te eshte pasi qe je trajtuar me antibiotike. Normalisht ne pasi qe identifikojme nje mikrob te caktuar, atehere japim mjekimin adekuat dhe per periudhe kohore adekuate, pas te ciles mikrobi shkaterrohet. Perndryshe, cefaklori hyn ne grupin e antibiotikeve te cilat jane te sigurt qe te perdoren edhe gjate shtazenise, prandaj nuk ke pse brengosesh nese nderkohe mbetesh me barre.

/komuniteti