Dhimbje të shkaktuara nga frika?
Dije *
(14 vite më parë)
Pershendetje Dije,
Me sa kuptova dhimbja qe ke shoqerohet me nevojen per te shkuar ne toalet per te urinuar. Kjo dhimbje te eshte shfaqur pasi qe je trembur per shkak te qenit. Dhimbja dhe dizuria (crregullimet lidhur me urinimin) jane te shpeshta gjate shtatzenise, rrjedhoje e infeksionit te rrugeve urinare. Konsideroj se ka qene rastesi dizuria qe te eshte paraqitur disa ore pasi je trembur nga qeni. Te rekomandoj qe te besh analizen rutinore te urines dhe pasqyren e gjakut, kur do te shihet se a ke infeksion. Sido qe te jete, ne kete moshe te shtatzenise rekomandohet qe te besh keto analiza rutinore.
Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!
Miredita doktor! Jam shtatzane ne javen e 26 dhe dje me kaloj nje qen afer dhe teper u frikesova. Pastaj ne mbremje kisha pak dhimbje ne fund te barkut njejte sikur kur ke nevoje shume per ne wc! Shkoja ne wc por skisha asgje per urinim dhe rregullisht ndjeja kete dhimbje nese mund ta quajsh dhimbje! Nje lutje per ju: te me tregoni se cfare shkaku vjen qe te te paraqitet kjo lloj dhimbje ne fund te barkut dhe a eshte dicka per shqetesim? Ju faleminderit.