Aborti dhe pasojat e tij
Tina Ks
(14 vite më parë)
Pershendetje Vlera,
Aborti, per fat te keq, akoma mbetet mjet i planifikimit familjar. Aborti me vakuum eshte metode shume pak invazive dhe nuk mendoj se mund te jete shkaktuar ndonje problem ne shtresen e brendshme te mitres, ku duhet te ngjitet embrioni. Nese deshiron te mbetesh shtatzene, te rekomandoj qe te mjekohen infeksionet e mundshme ne rruget gjenitale dhe te fillosh me marrjen e acidit folik 400 mcg nje here ne dite (rekomandohet qe marrja e acidit folik te fillohet perpara se nje grua te mbetet shtatzene).
Uroj qe shume shpejt te mbetesh shtatzene!
Pershendetje doktor, deshta te ju pyes ne lidhje me abortin, nje kolege e imja ne kohen 18 vjeqare kishte mbet shtatzene dhe qifti nuk deshiruan ta mbajne femijen per arsye te veta, dhe ajo kishte bere nje abort me vakum, ky abort ka ndodhur para 5 viteve dhe tani ajo deshiron te kete femije, ka shkuar te gjinekologu disa here kishte nje infektim ne organet gjenitale dhe viziten e fundit qe kishte te mjeku i kishte thene qe vetem je pak e ftohur asgje tjeter, dhe ka mundesi te kem problem per te ngelur shtatzene? Flm per mirekuptim.