Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kalkulimit të lindjes

Pershendetje dr. Kisha nje pyetje. Si behet kalkulimi i lindjes sipas dites se pare te ciklit apo nga madhesia e bebit se sot bera kontrolle dhe mjekja gjinekologe me tha se lindja eshte me 19 qershor perafersisht. Kurse sipas ciklit une duhet te jem 30 jave dhe lindja me 22 maj perafersisht, cila eshte me e sakta? Ju faleminderit per ndihmen qe na ofroni.

Edita ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Përllogaritja e datës së mundëshme të lindjes, bëhet duke u nisur nga dita e parë e mestruacioneve të fundit. Mbi këtë mënyrë llogaritje, thuhet se shtatzënia zgjat 280 ditë ose 40 javë. Nëse nuk e mban mënd këtë datë, tregoja mjekut që të ndjek shtatzëninë ose më shkruaj përsëri.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti