Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumimi i coca-colës dhe ujit mineral gjatë shtatzënisë

Dr. desha te pyes une jo shpesh po cdo 2 apo 3 dite kam pi 1 apo 2 gote coca cola dhe shumicen e rasteve uje mineral, ju lutem me tregoni a jane te demshme dhe nese po cili eshte demi te femiu une jam ne javen e 26, jam shume e shqetesume se nuk e kam dite qe mundet te demtoj bebin, tash lexova, ju faleminderit.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Uji mineral gjatë shtatzënisë nuk bën keq, përkundrazi ai është i dobishëm për tretjen e ushqimeve që janë konsumuar. Pa përmëndur të mirat e përgjithshme, uji mineral ka rëndësi edhe për mirëqënien e dhëmbëve vaçanërisht tek gratë shtatzëna. Nëse uji mineral të shijon dhe të qetëson, atëherë nuk ka arsye përse mos të përdoret në shtatzëni. Administrimi i sasinë së konsumueshme, është i rëndësishëm.

Në një shtatzëni, nuk rekomandohen të konsumohen pijet e gazuara me ngjyrë. Edhe koka kola bën pjesë në pije me gaz, prandaj të rekomandoj që të mos e përdorësh këtë pije gjatë periudhës së shtatzënisë. Arsyeja qëndron tek fryrja e zorrëve/barkut, që shpesh sjell gazi i përdorur në pijet e ndryshme, duke shkaktuar dëmtime të fetusit. Gjithashtu mos përdorimi i koka kolës gjatë shtatzënisë, argumentohet edhe me efektin që demonstron bima e kokës, bazë nga e cila është ndërtuar kjo pije.

Gjithë të mirat.

/komuniteti