Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë e ciklit

Tung, desha tju pyes dicka rreth ciklit, zakonisht cdo 21 dite nga 4 ose 5 dite, kete here me jane vonuar 6 dite, nuk e di cka mund te kem, nuk kam as marramendje as gjume as vjellje as enjtje te gjinjeve, thjeshte me jane vonu edhe nga frika se mund te jem shtatzene me duket sikur po me fryhet barku, stres koheve te fundit kam pas shume ne pune, jam 26 vjeqe, pyetja ime eshte cfare te bej ne kete rast? Ju falenderoj nese me pergjigjeni. Rina m.

Ana Na (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Rina,

Crregullimi i ciklit menstrual eshte mjaft i shpeshte sidomos ne periudhat e vitit kur ka ndryshime te motit si dhe ne rastet kur nje grua ka angazhime me te shumta jetesore (provime ne fakultet, angazhime me te shumta ne vendin e punes, problem ne familje etj).

Nuk ke arsye qe te merakosesh per rritjen e barkut. Rritja e barkut nuk eshte shenje e hershme e shtatzenise. Te rekomandoj qe te presesh deri sa te behet nje jave vonese dhe me pas mund te me shkruash ose te kerkosh ndihmen e gjinekologut.

Ana Na (14 vite më parë)
po tashme jane bere 2 jave, kam bere shume teste negative dalin te gjitha, isha tek gjinekologu me tha qe nuk je shtatzane, 3 dit kisha vetem si te kafta ama vetem sa u verejshin pak jo shume, ju lutem me tregoni qfar te bej edhe sa te pres, gjinekologu me tha prit deri sa te vijn vet nuk me ka ndodh me heret me pas vonese kaq te gjate
Majli (14 vite më parë)
Pershendetje, une kam te njejtat simptoma si Rina por mua me jane vonuar dy jave bera nje test pas 4 dite vonese doli negativ. Pas dhjete ditesh bera nje eko te nje gjinekolog dhe me tha vetem kaq nuk je shtatzane, nuk me tha gje tjeter. Keto dite kam pas kriza ne mes. Ju lutem cfare me sugjeroni?

/komuniteti