Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ka ndonjë mënyrë efikase për të mbetur shtatzënë?

Kam kohe qe tentoj te mbetem shtatzene, por e pamundur, kam perdorur dhe une dhe burri porfertil por asnje rezultat, analizat i kemi mire te dy pas kesaj. Ju lutem cfare me rekomandoni?

Delisia Delis (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mirë është që të gjithë çiftet që tentojnë për shtatzëni, paraprakisht duhet të kryejnë këshillim parakoncepsual.

Kjo do të thotë që duhet të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, për të kryer vizitë gjinekologjike (dhe bashkëshorti të kontaktoj me mjekun androlog) dhe një seri analizash dhe ekzaminimesh të rëndësishme për fillimin dhe mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Për ta koptuar se çarë është këshillimi parakoncepsual, të rekomandoj të lexosh linkun e poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat.

Delisia Delis (14 vite më parë)
Shume faleminderit dr keta, por problemi eshte se ne i kemi bere analizat te dy, na dalin mire, ne fillim burri kishte spermen e dobet por pas ketij ilaci pro fertil te rekomanduar nga andrologu eshte cilesia e mire, por perseri nuk ka rezultat. Kemi pothuajse dy vjet qe tentojme por pergjigjet e mjekeve jane po njesoj eshte ceshtje kohe. Me falni serisht qe po ju shqetesoj, ju uroj pune te mbare!

/komuniteti