Lëvizjet e shpeshta të bebes sime
Teuta Kf
(14 vite më parë)
Përshëndetje Teuta
Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj.
Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale. Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.
Gjithashtu uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.
Pershendetje per ty. Jam ne javen e 21 te shtatzenise dhe si te zgjohem ne mengjes filloj ti ndjej levizjet e foshnjes sime pushon pak ne dreke leviz prape, domethene shume shpesh me leviz si diten ashtu edhe naten. Ne mrembje kur shtrihem ne shtrat e ve doren siper barkut dhe e ledhatoj me shume barkun dhe leviz. A eshte kjo normale? Faliminderit per pergjigjet tuaja gjate kesaj gjithe kesaj kohe. Gjithe te mirat.