Infeksioni
Ela Tela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Infeksionet vaginale konstatohen me një analizë, që quhet kultura e sekrecioneve vaginale. Antibiograma tregon llojin e antibiotikut, i cili është më efikas kundrejt infeksionit. Trajtimi i infeksionit, është realizuar drejt mbasi në analizën kontrolluese nuk të ka rezultuar E.Coli pozitiv. Përdorimi i antibiotikëve, prish ambjentin vaginal duke i dhënë mundësi zhvillimit të kandidozës vulvo-vaginale (mykut). Ovulat meclon, janë preparate antimykoide, prandaj përdorimi i tyre do ta zgjidhë situatën e krijuar.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Para ca kohesh kisha nje infeksion (E.Coli) dhe mjeku me rekomandoi te perdore ampicilina. Pas mbarimit te ketij antibiotiku per 7 dite bera nje analize dhe dola me nje myk te lehte. Mu rekomandua qe te perdor meclon vaginal (12 cope).