Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekimi i e.Colit me enfexia

Jam ne javen e 24 te shtatzenise dhe urokultura me ka dale me e.Coli 500 000 mik/mil. Gjinekologja qe me ndjek me ka dhene si mjekim enfexia 500mg, 2 x 1 (20 tableta). Si mendoni, a eshte ky mjekimi i duhur per rastin tim? Nese jo, cfare antibiotiku tjeter mund te me sugjeroni sepse ne antibiograme pervec amoxilline qe ne rastin tim nuk ben efekt, antibiotiket e tjere qe kishin dale me ++ nuk jane te pershtatshem per shtatzenine? Ju falenderoj, Sonila.

S. Haxhi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Meqënëse në antibiogramë, antibiotikët që janë më efikas për trajtimin e infeksionit kanë rezultuar të tillë që nuk mund të përdoren në shtatzëni, mjekja e ka parë të arsyeshme që të përdorësh enfexia. Ky trajtim, mund të jetë i duhuri, për të luftuar infeksionin që të është paraqitur. Mos hezito të marrësh trajtimin, pasi infeksionet urinarë prishin ecurinë e shtatzënisë duke dhënë komplikacione të ndryshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti