Marrëdhëniet pas lindjes
Mimoza Sahiti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Pas lindjes, rekomandohet që raportet seksuale duhet të fillojnë pas rikuperimit të organeve gjenitale femërore. Kjo periudhë konsiderohet e mjaftueshme për rreth 40-45 ditë, pas lindjes.
Në rastet e lindjeve me operacion cezarian sikurse në rastin tënd, marrëdhëniet seksuale mund të kushtëzohen vetëm nga plaga operatore. Kjo do të thotë se nëse, gjatë raporteve seksuale ndihesh mirë ti dhe bashkëshorti, atëherë nuk ka asnjë arsye përse të mos i kryeni marrëdhënie të tilla.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam lindur para 2 javeve me prerje cezarjane pas sa kohe mundem te kem marredhenje seksuale? Faleminderit.