Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë të rrezikshëm ilaçet kundër shtatzënisë Rigevidon?

Pershendetje doktoreshe! Desha te ju pyes se a jane te rrezikshem ilaçet kunder shtatzenise me emrin Rigevidon? Une kam fillu me i perdor ne muajin shkurt... ciklin e kam pas me 2 shkurt deri me 9. Prej 10 shkurtit jam duke i perdor dhe sot i mbarova 21 hapat e bardhe dhe neser nese nuk me vjen cikli a duhet te vazhdoj ti marr ato me ngjyre te kuqe? Ju lutem nese keni kohe... me ktheni pergjigje. Faleminderit paraprakisht!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirlinda

Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracepsioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.

Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.

Paketën që ke hapur dhe po e konsumon, duhet ta përfundosh deri në kokrrën e fundit ashtu siç e përshkruan fleta shoqëruese.

Gjithë të mirat.

/komuniteti