Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e mjedisit gjatë shtatzënisë

Jam ne muajin e 6te te shtatzenise dhe sot kam pas shume dhimje te mjedisit a jane normale keto dhimje pasi nuk jane te shoqeruara me dhimbje barku, isha te mjekja me tha qe mire eshte zhvillimi i bebes por une po kam frike pse po me dhemb kaq shume mjedisi? Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejte, me respekt Mimoza nga Prishtina.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza

Dhimbjet e mjedisit janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Shtimi në peshë shkakton tërheqje shtesë mbi kurrizin e shtatzënës. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qëndra e rëndesës se trupit, gjë e cila detyron të kontraktohen muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Disa ushtrime për muskujt e shpinës dhe kufizimi i qëndrimeve të gjata në këmbë, çkontraktojnë muskujt.

Nëqoftëse dhimbjet e mesit vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar ose rrezik për abort, prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mimoza Surkishi (14 vite më parë)
Ju faleminderit shum per pergjigjen i nderuari dr.Memli zoti ju shperblefte me gjithe te mirat me respekt moza nga prishtina

/komuniteti