Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marrëdhënieve pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Une kam lindur me operacion para tre javeve. Dje tentuam me bashkeshortin te kryenim maredhenie por nuk mundem pasi une kisha dhimbje te forta vaginale gjate penetrimit. Theksoj se gjate dites une nuk kam dhimbje barku e as plage. Gjithashtu kur urinoj, ne fund te urinimit ndjej si tip rendese barku. Gjate periudhes se shtatzenise nuk kemi kryer marredhenie pasi basheshorti kishte frike mos demtohej bebi. Ju lutem doja te dija a eshte normale kjo dhimbje qe une ndjeva? Faleminderit.

Adre Tirane (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dori

Lindja me operacion cezarjan, nuk sjell dëmtime në tërësinë anatomike të vaginës. Pra shkak i dhimbjeve gjatë raportit seksual, nuk rezulton të jetë ndërhyrja ndërhyrja operatore. Bëj analizë dhe një kulturë të sekrecioneve vaginale, pasi një infeksion i mundshëm mund të jetë shkaku. Antibiograma do orientojë mjekun për llojin e antibiotikut më të përshtatshëm, që duhet të përdorësh.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti