javë pas jave
Përshëndetje Tea
E kuptoj shqetësimin tënd, dhe që të të jepja një mendim të vlefshëm, mirë do ishte të më kishe shkruajtuar a ke bërë urokulturë dhe antibiotikun dhe a e ka rekomanduar mjeku antibiotikun, mbështetur në antibiogramë? Pas trajtimit medikamentoz (por edhe gjatë trajtimit), duhet ti kushtosh kujdes mënyrës së larjes së fëmijës tënd sidomos pas jashtëqitjes. Jashtëqitja nuk duhet të prekë organët gjenitale.
Disa këshilla të përgjithshme për tu mbrojtur nga esheria koli.
- Mishi duhet të gatuhet shumë mirë, që do të thotë se duhet të përpunohet i zjerrë.
- Qumështi apo lëngjet, duhet të jenë të pasterizuara.
- Zarzavatet kryesisht ato të gjelbërta duhet të lahen shumë mirë. Larja ndihmon në mbrojtje.
- Enët duhet të lahen në mënyrë korrekte, me ujë të nxehtë dhe sapun.
- Ushqimet duhet të konservohen mirë.
- Higjena e duarve është kryesore. Laji duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi ke shkuar në tualet, përpara përgatitjes së ushqimeve, pas përgatitjes së ushqimeve dhe pas prekjes së kafshëve. Laji duar rregullisht.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, desha te njoftohem me shume per bakterien esherja colit nese nuk sherohet me antibiotike, cfare rreziku paraqet tek femija 17 muajsh? sa zgjat kjo per tu sheruar dhe a ka ndikim ne rritje dhe zhvillim te femijes? Ju lutem me jepni nje pergjigje rreth kesaj bakterie. Faliminderit.