Abortet në moshën 36 vjeç
Ana Nako
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Shkaqet e aborteve habituale, janë të ndryshme. Midis tyre po përmënd disa, si difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksionet e ndryshme, patologjitë sistemike të nënës, faktorët imunologjikë si dhe shkaqe të panjohura. Prandaj duhet të gjenden shkaqet e mundëshme dhe të trajtohet. Pas kësaj, kërko shtatzëninë e dëshiruar. Marja e medikamenteve apo regjimi i shtratit, janë shumë, shumë pak në ndihmë të shtatzënisë, nëse nuk gjëndet shkaku i mundshëm i abortit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Une jam 36 vjec, para 1 viti deshtova ne javen e 11 te shtatzenise. (Shtatzeni e pare). Gjate kesaj kohe kam bere disa analiza, dhe kane rezultuar qe une jam afer menopauzes (theksoj qe edhe nena ime ne moshen 40 vjec ka qene ne menopauze). Para dy muajsh ngela perseri shtatzene, bera viziten 6-7 javeshe zhvillimi i fetusit ishte normal. Doktoresha me tha qe tre muajt e pare nuk behet asgje qe mos deshtosh thjeshte mos u streso. Une e humba perseri kete shtatzeni. Doja tju pyesja ju, nqs ngel perseri shtatezane cfare duhet te bej? Nuk mund te perdor asnje ilac (psh vasosuprina) ose regjim shtrati? Humba dy mundesi per ti cuar ne fund keto shtatzeni dhe nqs do kem fatin te ngelem perseri nuk dua te perfundoje si dy te parat. Pres me padurim pergjigjen tuaj.