Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje. Jam ne javen e 34 te shtatzenise. Kam deshire qe te lind ne spitalin tuaj. (Une vete jetoj jashte Tiranes). Desha te dije se ne cfare jave mund te paraqitem ne spitalin tuaj? Jetoj ne Berat. Deri tani nuk kam pasur asnje problem me shtatzenine, pervec nje infeksioni para 2 javesh. (E.coli), por me antibiotike me kaloi. a eshte e thene se mund te lind para kohe edhe pse me ka kaluar ky infeksion? Ju lutem se jam ne merak per lindjen nqs eshte e para.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Infeksionet urinare dhe disa infeksione të tjera nëse nuk trajtohen, sjellin ndryshime në ecurinë e shtatzënisë. Infeksioni urinar që ke kaluar, nëse është trajtuar ashtu si duhet, nuk është shkak për ndryshime në ecurinë e shtatzënisë tënde. Për të lindur pranë maternitetit ku unë punoj, më kontakto rreth javës së 36-të të shtatzënisë. Nëse gjatë kësaj periudhe shikon ndryshime që nuk të pëlqejnë, më kontakto.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti