Rreth ciklit
Vali Vali
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valbona
Çrregullimet e ciklit menstrual, kanë si shkak kryesor ndryshimet e niveleve hormonale në gjak. Mjeku gjinekolog duhet të kërkojë të bësh disa analiza specifike, për ti vlerësuar këto nivele. Në bazë të tyre ai do të japë trajtimin e duhur. Gjithashtu një ekzaminim ekografik, do të ishte i rekomanduar për të vlerësuar gjëndjen e mitrës dhe të vezoreve. Vetëm pas këtyre ekzaminimeve dhe pas trajtimit të nevojshëm, mund të orientohesh për ditët e ovulacionit duke lexuar në linkun e poshtë shënuar.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Mimoza, flm per pergjigjejt qe na i ofron. Deshta te ju pyes, nuk i kam me rregull ciklin, kam pas kontrolla te gjinekologu, kam perdor terapi te ndryshme. Menstruacionet e para fundit i kam pas me 4 janar, dhe isha te gjinekologu, dhe terapia ime e fundit eshte utrogestan 200mg 10 dite, kam tentu per te mbetur shtatzene po pa sukses. Dhe tash ciklin e kam me 1 mars, desha te pyes kur i kam ditet e mundshme per shtatzeni, edhe cka mendoni lidhje me terapine qe kam perdorur. Ju faleminderit shume doktoreshe.