A është e nevojshme të bëhet analiza e hormoneve para shtatzënisë?
Sonila Ajeti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila
Çrregullimet menstruale, kanë si shkak kryesor ndryshimet e nivelit të homoneve në gjak. Kryerja e disa ekzaminimeve specifike për të vlerësuar këto nivele, është e domosdoshme. Analizat dhe ekzaminimet ekografike, do të orientojnë drejt mjekun për të dhënë trajtimin e duhur. Klomifen citrate nuk është antibiotic, por preparat që nxit ovulacionin duke ndihmuar kështu për një shtatzëni.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe! Ju lutem do te doja te me jepni nje pergjigje rreth problemit tim. Kam gati 2 vjet qe tentoj per shtatzeni por pa rezultat! Nje arsye eshte sepse ka muaj qe i kam te crregullta mestruacionet, mjeku qe kam bere vizitat me ka rekomanduar te pi Clomiphene citrate 50mg, pas kures 3 mujore cilki mu regullua, por tani dy muajt e fundit perseri mu crregullua cikli dhe doktori me rekomandoi perseri te njejtin antibiotik! Me sa kam lexuar ne forume ne rastin tim keshillohet per kryerjen e nje analize te hormoneve. Ja sugjerova kete gje doktorit por ai tha qe nuk eshte nevoja. Ju lutem doktoreshe mund te me thoni a eshte e nevojshme berja e kesaj analize ne rastin tim? Shume faleminderit!