Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

Pershendetje Dr.Moza... Doja t'ju pyesja pasi une ciklin e fundit e kam pasur ne dt 5 shkurt dhe e kam cikel te rregullt 28 dite mire po ne dt 29.02.2012 kisha pak shenja si cikel vetem ate dite dhe nuk kam pasur asnje shenje tjeter... por me flihet shume gjume dhe me dhemb pak shpina, gjoksin e kam te forte dhe ushqim po ha pak me teper se nga heret e tjera... a mund te jene keto shenja te nje fillimi shtatzenie dhe kur duhet te bej une nje test paraprak? Te falenderoj nga zemra per pergjigjet e sinqerta dhe te mrekullueshme. Elona1.

Elona Tace (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Shënjat që ti referon, flasin për shtatzëni të mundshme. Nëse kjo është e vërtetë, hemoragjia që ke patur vjen si rezultat i implantimit të vezës së fekonduar në mitër. Mendoj se duhet të presësh datën e prishme të menstruacioneve të rradhës, dhe në javën e parë bëj testin e shtatzënisë, ose beta HCG-në.

Të uroj fat.

/komuniteti