Bakterie me shumicë
Kloa 1
(14 vite më parë)
Përshëndetje Era
Ti ke bërë vetëm analizën e urinës komplet, por duhet të bësh edhe urokulturën. Ajo përcakton saktësisht llojin e mikrobit dhe koncentrimin e tij, ndërsa antibiograma përcakton lloji e antibiotikut më efikas kundrejt këtij infeksionit. Në periudhën e shtatzënisë që je, deri në javën e 12-të të saj, nuk rekomandohet marja e antibiotikëve, pasi në këtë periudhë ndodh embriogjeneza. Të rekomandoj të marësh sa më shumë lëngje, mundësisht pa gaz.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 7 te shtatzenise, para disa ditesh bera analizat e urine dhe me rezultoi se kisha bakterie me shumice. Ju lutem me ndihmoni se si mund ti luftoi keto bakterie dhe a jane shume te rrezikshme?